Dhjetëra punëtorë të kompanisë kosovare për shpërndarje dhe distribuim të energjisë elektrike (KEDS) kanë protestuar sot para ndërtesës kryesore të KEDS-it në Prishtinë.
Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, kanë kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës të cilit ishin larguar më parë nga menaxhmenti i KEDS-it.
Ata i kanë bërë thirrje menaxhmentit të KEDS-it që të shqyrtojnë edhe njëherë vendimin e t’i kthejnë punëtorët në vendet e tyre të punës.
Po ashtu punëtorët kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës.
Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, ka paralajmëruar një protestë ditën e premte, para ndërtesës së “ElektroKosovës”.
“Mbroje dinjitetit tënd”, ishte parulla kryesore e protestës, së punëtorëve.
Viktor Buzhala nga Zyra për Informim e KEDS-it nëpërmjet postës elektronike ka thënë për Ekonomia Online ditë më parë ka thënë se KEDS/KESCO është kompani e Kosovës dhe i nënshtrohet ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës.
Ndërsa, sa i përket çështjes së Marrëveshjes Kolektive, ai ka thënë se nuk janë anëtarë të organizatave që e kanë nënshkruar atë dhe sipas tij, zbatimi i kësaj marrëveshje është shtyrë në tërësi. Ai ka shtuar se në mënyrë që të përmirësojë dhe rrisë efiçiencën e operimeve, çdo kompani e përgjegjshme bën rishikime dhe reforma brenda organizatës.
“KEDS/KESCO janë punëdhënës i përgjegjshëm dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me sindikatat në ndërmarrjen e këtyre veprimeve. Në saje të këtij bashkëpunimi ne kemi përgatitur oferta të ndryshme për punëtorët, si pjesë e angazhimit për rritje të efiçiencës dhe ata mund të bëjnë zgjedhjen e tyre”, ka thënë ai për Ekonomia Online.