Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës, raporton Ekonomia Online.
Ibadete Hasani, punëtore e Lotarisë së Kosovës, tha se janë 65 deri në 67 punëtorë të cilët nuk i kanë marr pagat qe një vit.
Hasani tutje tha se kanë tentuar të bisedojnë edhe me Qeverinë përmes e-mailave, por që asnjëherë nuk kanë marr një përgjigje të duhur.
Ajo tha se protesta do të vazhdon deri në përmbushjen e kërkesave që është miratimi i ligjit si dhe kthimi në vendet e punës.