Protestojnë punëtorët e pastrimit: Po e çojnë ndërmarrjen drejt falimentimit

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 10:49 | Nga Hasan Hoti

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” po protestojnë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e tenderit në vlerë prej 16,4 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit, raporton Ekonomia Online.

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, kanë tentuar të futën në objektin e Komunë, por nuk janë lejuar nga zyrtarët policor.

Ata kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit. Dy përfaqësues të tyre kanë hyrë në sallë për t’i kërkuar kryesuesit të seancës që të marrin pjesë në mbledhjen ku po diskutohet për situatën e krijuar në NP “Pastrimi”.

Të ngjashme