Protestojnë specializantët, kërkojnë pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 10:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i specializantëve kanë protestuar të martën, për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe mospagesa fare e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt, raporton Ekonomia Online.

Specializantët thanë se janë detyruar që të paguajnë vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. Ata kanë qëndruar para objektit të Ministrisë duke bërë thirrje që të merren parasysh kërkesat e tyre të vazhdueshme.

Arianit Zajmi tha se Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë. Madje tha se vendimi i ministrit të Shëndetësisë, nuk po rrefkëtohet duke paralajmëruar protesta e radiaklizim të masave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Detyrohemi me paguar nga 500 euro në vit, që i bie për pesë vjet me paguar 2 500 euro, kjo nuk ka qenë më përpara. Prej muajit shkurt, nuk e kemi marrë asnjë cent për kujdestari. Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë”.

“Protestat do të jenë çdo ditore. Nëse nuk realizohet kërkesat do të radikalizohen masat. Kemi pasur takime edhe në Ministri është marrë vendim që me iu drejtuat ministrit. Ministri ka marrë vendim që të paguhen kujdestaritë, mirëpo nuk po respektohet ky vendim”.

Nysret Agani, tha se është obligim i Ministrisë që të rishikojë legjislacionin në fuqi dhe të ketë parasysh kërkesat në bazë të zhvillimit teknologjik.

Ai u shpreh i bindur se nuk do ta lëshojnë vendin dhe se do të japin kontribut për shëndetësinë kosovare.

“… shumë kolegë po kanë problem edhe ne familje për shkak të kushtet financiare në shtëpitë e tyre”.

“Jo, jo nuk do ta lëmë Kosovë, do të japim kontribut këtu maksimal”, tha ai, raporton EO.

Përderisa Pranvera Bytyqi, tha se nuk paguhen për punën që e bëjnë dhe se kërkesat e tyre janë elementare.

Kimete Mehmeti, tha se pasi që të iu përfundojë kontratat nuk kanë vend të sigurt të punës.

Të ngjashme