Proteston Lotaria e Kosovës: 60 punëtorë pa të ardhura, kanë mbetur në mëshirën e Zotit

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Kërkesë e tyre është nxjerrja e Ligjit për Lotarinë e Kosovës, si dhe pagesën e pagave për gati 3 vite, raporton Ekonomia Online.

Shkumbim Goqi, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës tha se 60 punëtorë kanë mbetur në mëshirën e Zotit pasi nuk kanë kurrfarë të ardhurash.

“Ne edhe sot sikur herëve të tjera jemi detyruar me dal që me i kërku të drejtat tona qe mendojmë që na takojmë. Është miratimi i ligjit që me fillu punën sa më shpejtë. Dhe përmbushja e obligimeve që ka Qeveria ndaj punëtorëve sa i përket pagave”, tha ai.

“Janë përafërsisht 60 punëtorë, të cilët qe më shumë se dy vite nuk kanë kurrfarë të ardhura dhe kanë mbetur në mëshirën e Zotit. Gjithmonë po ka takime dhe premtime. Dhe ato premtime në fund po shteren dhe po detyrohemi dhe prapë po detyrohemi me dalë më rrugë. Ne po mundohemi qe në bazë të ligjit me i zgjidh çështjet e tona”, tha ai.

Të ngjashme