Protestuan kundër Ramës, policia ndalon 50 persona në Fier

| 09 Mar 2019 | 10:51 | Nga

Policia e Fierit ka shoqëruar disa persona pas protestave të djeshme në Roskovec e Patos.

Sipas burimeve nga PD e Fierit bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar, ndërsa nga policia nuk ka ende informacione zyrtare.

Vizita e kryeministrit Edi Rama dje në Fier dhe në njësitë e tjera të këtij qarku, u prit me protesta nga banorët.

Në Roskovec e Patos protestuesit bllokuan rrugët dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama. /lapsi.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme