Protestuesit bllokojnë autostradën në Lezhë, Rama devijon rrugë për në Pukë (Foto)

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Në orën 10:00 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kaluar Lezhën për të shkuar në Vaun e Dejës dhe më pas në Pukë.

Por ndryshe nga herët e tjera shefi i qeverisë është detyruar të përshkojë një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër. Kjo, pasi qytetarë të shumtë kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë.

Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës për të shmangur përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër.  Kryeministri Rama do jetë sot në Pukë në kuadër të turit “Bashkia që duam”. /mapo.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme