Protestuesit dëshirojnë referendum të ri për Brexit

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz janë duke marshuar sot nëpër qendër të Londrës, me thirrjet “Le të vendos populli”, për të bërë thirrje për referendum të ri, pasi deputetët kërkojnë një rrugëdalje nga ngërçi i Brexit.


Sipas BBC, kjo protestë është organizuar nga organizatat “Vota e Popullit”, “Britania për Evropën” dhe “Britania e Hapur”.
Demonstruesit kanë marshuar nga Park Lane për të vazhduar tek Parlamenti.


May deklaroi se mund të mos e sjellë në Parlament marrëveshjen e ndarjes nga Bashkimi Evropian. Mediat lokale raportojnë se presioni ndaj May për dorëheqje po rritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme