“Nexhmedin Krasniqi, drejtor i Policisë regjionale të Prizrenit ka konfirmuar se autobusët që kishin destinacion kishën janë kthyer.
Ai ka thënë se ata u kthyen pavarësisht se policia ka siguruar rrugën që kjo vizitë të ndodhë duke i larguar protestuesit qe kishin bllokuar rrugën.
Protesta kishte filluar në orën shtatë në mëngjes dhe ende po vazhdon edhe pas orës 12:00.
Gjatë protestës ka pasur edhe përleshje mes policisë dhe protestuesve dhe disa prej tyre kanë mbetur të lënduar, përfshirë këtu edhe një polic.
Policia, pas përleshjeve, ka arrestuar rreth 10 persona.