Protestuesit irakianë tentojnë të hyjnë me forcë në ambasadën amerikane

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Qindra protestues irakianë janë përpjekur të futen me forcë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad pas sulmeve ajrore amerikane në disa lokacione të Irakut, me ç’rast u vranë 25 luftëtarë të një grupi të përkrahur nga Irani.

Protestuesit fillimisht morën pjesën në funeralet e personave të vrarë, ndërsa më pas u nisën drejt Zonës së Gjelbër dhe u vendosën para ambasadës amerikane.

Në vendin e ngjarjes u panë shumë roje, të cilat e rrethuan ndërtesën e ambasadës, ndërsa protestuesit hodhën shishe me ujë dhe i thyen kamerat përreth ndërtesës së ambasadës.

Protestuesit gjithashtu varën flamuj të verdhë të grupit militant “Hezbollah Kataib” në muret e ambasadës.

Ndryshe, forcat amerikane kryen sulme ajrore kundër grupeve të përkrahura nga Irani në disa lokacione brenda territoreve të Irakut dhe Sirisë, duke lënë të vrarë 25 persona, shkruan “Independent”, transmeton Express.

Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar Irani, duke i paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të kenë pasoja pas këtij veprimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme