Protestuesit kërkojnë miratimin e ligjit për UÇK-në, kritikojnë institucionet për zhvillimet e fundit

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 14:13 | Nga Floresa Shala

Qytetarët në protestën e sotme në Prishtinë kanë kërkuar miratimin e ligjit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa kanë shprehur kundërshtime për zhvillimet gjatë protestave dhe për trajtimin e protestuesve nga Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Xhevdet Shala nga fshati Drenoc i Pejës tha se ka marrë pjesë në protestë për të kërkuar, siç u shpreh, liri për çlirimtarët dhe miratimin e ligjit për UÇK-në.

Ai foli edhe për situatën e mbrëmshme, duke thënë se protesta kishte devijuar dhe se kishte pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.

“Kjo protestë jemi që disa ditë që marrim pjesë këtu edhe deri tek natën e mbramshit u shtu protesta sipas organizimit. Siç është thënë, por në natën e mbrëmshme ka devijuar. Ka devijuar prej disa njerëzve të cilët na kanë, policë që na kanë kundërshtuar. Na kemi gjuajtur disa petarda edhe ata na kanë kthyer me blinda edhe me gaz lotsjellës. Domethonë ky gjest gjest që ka ndodhur mbrëmë është shumë i rëndë për qytetarët dhe për gjakun e Uck-së tha Shala.

Një tjetër protestues, i cili tha se jeton në Zvicër që nga viti 1960 dhe se është shtetas zviceran e kosovar, bëri thirrje për bashkim dhe kundër përçarjes.

“Kisha pasë qejf këtu populli me pa një të ardhme të mirë, jo të përçahemi, jo të masakrume , jo të shkelun se boll jena kanë shkelur, boll jena kanë vrarë, boll na kanë masakruar. Kisha pasë qejf çato me i pa “shtoi ai

Ai kërkoi që Policia e Kosovës të sillet me kujdes ndaj protestuesve dhe të mos ketë dhunë.

“Policia duhet me u sjellë mirë me këtë, se policia në qoftë se ajo e shkel popullin e vet, duhet ta dijë që e ka shkelur gjakun e çatyre dëshmorëve. As me rrahe kënd, as me gjuajtë këta as ata që janë në gjendje. Duhet me i mbrojtur me çdo kusht, se këtu rrezikohet edhe shteti i Kosovë nuk u denu veq Hashim Thaci por u denu krejt shteti i Kosovës , krejt Kosova u shkel ” shtoi ai

Qytetari shprehu pakënaqësi edhe ndaj mënyrës se si është trajtuar situata për ish krerët e UÇK-së .

“Mirëpo që qysh në fillim kjo gjykatë u dashtë me marr masa tjera . Kur s’ka pasur aty në shtëpinë e verdhë si i kanë thënë, s’ka pasur kurgjo , qaty u dashtë u dashur me dalë kjo punë, që aty me i ndërprerë këto, e jo me i lënë tash.
Edhe me votuar tulifarë njeri njeriu, po më vjen keq, po flas për vete, njerëzit që i shkelin vendin e vet s’i votoj kurrë për jetë. Kaq!” deklaroi ai .

Një qytetar tjetër, Halil Aliu i cili po merr pjesë në protestën në Prishtinë ka kërkuar që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të mos dënohen për veprimet gjatë protestave.

“Policinë mbron, edhe me se ka bërë gabime. Unë i kërkoj nga institucionet më të larta që mos merret asnjë hap dënimi, as në rrogë, as në vendin e punës, as me postas, as me asgjë”, deklaroi qytetari.

Në deklaratën e tij, ai kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për shantazh dhe blerje votash.

“Policija s’janë fajtorë. Janë Xhelal Sveçla, Albin Kurti. Këta të dy duhet të dënohen, e policinë tonë mos i dënoni. Protesa pritet kështu, me nënshkruar edhe me kaluar ligjin e UÇK-së. Unë personalisht 99.9% prej fillimit të protestës deri me sot edhe deri në përfundim nuk e kam pritur se Albini është tradhtar, tradhtar, sanllazhesh. Ka bërë santazhe, i ka blerë votat edhe na ka quajtur krejtëve na ka quajtur ‘ahmaka’. Nuk i ka quajtur veç kryesitë, liderët e partive, i ka quajtur gjithë kombin. Edhe ata që ia kanë dhënë votën i kam lexuar në sytë e tij që i ka thënë ‘o hajvana’. I jam të ia bëj kështu kështu në sy gjithë kombit. Ja ja, ia ka bërë vetes, neve s’na ka bërë”, deklaroi ai.

Të ngjashme