Protestuesit vizatojnë simbole nacionaliste mbi autoblindën e Policisë

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Nga pamjet që vijnë nga qytetet e veriut, shihet se protestuesit serbë po qëndrojnë rreth autoblindave të Policisë së Kosovës.

Marko Jakshiq, ka publikuar pamje ku shihet se një autoblinde të Policisë i janë vizatuar simbole nacionaliste.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve të komunave veriore, për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj, të cilët hynë për herë të parë, mes tensioneve, në zyrat e komunave.

Të ngjashme