Lewis Hamilton dominoi të dy sesionet e provave të lira në Çmimin e Madh të Japonisë në pistën e Suzukas duke paralajmëruar Sebastian Vettel-in se edhe në garën e radhës britaniku është favoriti i madh për suksesin final.
Me kohën 1 minutë 28 sekonda e 217 të mijtat, kampioni në fuqi i botës i vendosi të gjithë rivalët në rresht pas tij.
Shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas u pozicionua i dyti me 4 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se anglezi.
Vetëm i treti Vettel por problemi i madh i gjermanit dhe Ferrarit qëndron te kohët e vendosura në Suzuka, pasi skuadra italiane ka një ritëm shumë të ulët krahasuar me Mercedesin dhe jo më kot Vettel ishte më shumë se 8 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Hamilton.
Akoma më keq bëri Kimi Raikkonen i cili u la pas edhe nga piloti i Red Bull Max Verstappen. Pas tyre u pozicionuan Riciardo e Ocon.