Nuk ka rëndësi nëse sapo jeni njohur apo keni kohë bashkë, sfidat që do të mbajnë gjallë lidhjen tuaj nuk njohin moment të përshtatshëm. Nga pazari te njohja e prindërve, ja cilat e vendosin lidhjen tuaj
Nëse doni të kuptoni se sa e fortë është lidhja juaj në çift, mos shkoni më larg se çështjet e mëposhtme, të cilat diferencojnë çiftet që do të qëndrojnë bashkë dhe ato që mund të thyhen shumë shpejt.
Udhëtimi zgjat më shumë se dy orë
A e keni provuar të jeni në një hapësirë të ngushtë me njeriun tuaj special më shumë se dy orë? Kur nuk ka shpëtim, ndonjëherë njerëzit dalin nga vetja ose kthehen në vetvete. Që nga nevojat personale deri te rënia dakord se ku do të ndaloni, vendimet që merrni do të përcaktojnë se sa jeni bërë për njëri-tjetrin.
Kur nuk ju ndihmon me ushqimin
Ndonjëherë është mjaft e vështirë të qëlloni në shenjë në menynë e darkës kur personi tjetër nuk ju jep asnjë ide. Ju supozoni se njeriu i zemrës është një person i rritur që e di se çfarë kërkon dhe që fundja mund t’ju ndihmojë në zgjidhjen e një dileme kaq të vogël. Nga këtu fillon ose merr fund një marrëdhënie.
Qëndrimi në një motel pa TV për një fundjavë
Mund t’i mbijetoni një fundjave të gjatë vetmie së bashku? Po sikur të mos keni asnjë ekran përpara për t’ju larguar mërzinë dhe sikur të keni vetëm njëri-tjetrin? Sa gjatë do të kaloni pa u përfshirë në një grindje, thjesht prej faktit se intimiteti juaj është cenuar dhe ju nuk keni asnjë shpërqendrim nga sjelljet tuaja?
Flini te shtëpia e njëri-tjetrit
Mund t’ju duket joshëse kalimi i një nate bashkë, kur partneri/ja vjen në shtëpinë tuaj për të qëndruar. Është diçka e çuditshme të shohësh rutinën e partnerit/es pa menduar se si do ta përballoni këtë për pjesën tjetër të jetës. Shumë mendime ju pushtojnë mendjen kur kjo bëhet realitet.
Zënka e parë të dehur
Nëse i kaloni sfidës së zënkës së parë të dehur, marrëdhënia juaj është padyshim e fortë. Kjo për faktin se zënka mund të ketë filluar pa asnjë arsye. Ju thjesht po silleni në mënyrë agresive me njëri-tjetrin, sepse jeni të dehur dhe nuk e dini se çfarë po bëni. Dhe kjo gjendje mund të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe mund të ndërpritet nga pauza të shkurtra dhe të çuditshme. Vëreni veten në provë.
Takimi me prindërit
Nuk ka rëndësi se të kujt janë prindërit. Është mjaft e rëndësishme të përballoni me sukses sfidën e takimit me prindërit, sepse aty do të vëreni krenarinë që ka ose jo partneri për ju. Do të jetë një përballje e vështirë.
Presioni i blerjes së një dhurate
Nëse sapo keni filluar të dilni së bashku, duhet t’i bëni patjetër një dhuratë njeriut që keni në krah. Për më tepër që blerja e një dhurate për një person që keni shumë pak kohë që e njihni, jo vetëm që është një problem, por tregon shumë edhe për llojin e personit që ju jeni.
Gjetja dhe dekorimi i një shtëpie
Dhe nëse bini dakord për vendin ku do të jetoni, dekorimi do të jetë një tjetër sfidë që duhet të përballoni. Rruga e mesme dhe e artë mes tolerancës për preferencat e njëri-tjetrit dhe shpërfillja totale për mjedisin ku do të qëndroni së bashku, padyshim do t’ju paraqesë disa risi për marrëdhënien tuaj.
Preferencat e kundërta
Keni dalë për pazarin tuaj të parë së bashku dhe papritur kuptoni se keni preferenca krejt të kundërta në lidhje me ato që dëshironi të konsumoni? Epo kjo do të jetë një fazë vendimtare për fatin e lidhjes suaj. Gjërat mund të shkojnë shkëlqyeshëm ose nga ana tjetër të marrin të tatëpjetën.