Klubi “Z Mobile Prishtina” ka mbajtur konferencë për medie, gjatë së cilës u njoftua se që nga sot fillon kampanja, e cila do të nxisë qytetarët që t’i bashkohen shikuesve të lojës me klubin italian “Pallacanestro Varese”, më 6 mars, raporton Ekonomia Online.
Presidenti i klubit, Blerand Stavilevci, tha se po hyjnë në javët më të rëndësishme të klubit “Z Mobile”.
Sipas Stavilecit, gara me klubin italian tregon shumë për sportin vendës, ku një ekip me shumë trofe shkelë në parketin kosovar.
“Hyjmë në javët më të rëndësishme të klubit tonë me garat përfundimtare ku kemi arrit një sukses të jashtëzakonshëm duke hyrë në klubet më të suksesshme. Javët tjetër kemi garën me klubin italian dhe nuk besoj që ndonjëherë ka pasur një ekip me kaq trofe që të shkelë në parketin tonë. Jemi duke marrë pjesë edhe në garat final 8. Në kemi dashur ta mbajmë atmosferën në nivel sidomos në vigjilje të ndeshjes kundër Vareses. Qysh nga sot do ta lansojmë një kampanjë ku për ndryshim nga prezenca e publikut herëve tjera, kësaj radhe të jetë më e mirë, më e mbushur. Do fi shfrytëzojmë këto 6-7 ditët e fundit të përgatisim një garë të bukur”, tha Stavileci, raporton EO.
Sipas kreut të “Z Mobile Prishtina”, rezultatet e arritura do të hapin derën për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve.
“Si një ekip i vogël nëse krahasohemi me ekipet e vendeve tjera por me një zemër të madhe të përkrahur nga plisat që janë tifozët më të mirë t’iu ofrojmë diçka të paharrueshme. Ne sivjet kemi luajtur me përfaqësueset e shtatë shteteve. Me përjashtim të Danimarkës, të gjashtat të tjerat janë shumëfish më të mëdha se ne. Presim një Itali tash që ka një pozitë të tillë. Ekipi i Vareses është një ekip pak më lartë se të tjerat por nuk bëjmë kalkulime se sa do arrijmë. Nuk duhet të rrisim pritjet sepse nuk është e lehtë ta mposhtim Vareses. Rezultatet që kemi arrit i kanë hapë derën Kosovës për Ligën e Kampionëve dhe kjo do ishte gjë e madhe për ne”, shtoi Stavileci.
Ndërsa, drejtori i klubit, Florian Miftari, pret që të arrihet fitore dhe të mos ketë asnjë lëndim, pasi sipas tij, në sport ka gjëra të paparashikueshme.
“Shpresoj që sot të ndahemi me fitore. Shpresoj që deri atëherë të mos kemi ndonjë lëndim sepse në sport ka gjëra të paparashikueshme. Jemi në top 16 tashmë dhe objektivat tash janë kupa e Kosovës dhe kampionati”, tha Miftari.
Ata prezanduan edhe një nga idetë që do shpërndahen që sot. #prready44more do jetë hashtag-u që tifozët do shpërndajnë në internet që nga sot.