Partia Socialiste ka ndryshuar qasje sa i takon ndryshimit të hartës administrativo territoriale duke mbajtur disa qëndrime brenda pak javësh.
Ndonëse kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla deklaroi se nuk do të jepnin konsensusin për kërkesën e demokrateve që kërkojnë në Komisionin e Reformës Territoriale shtimin e numrit të bashkive nga 61 në 91, sot në Kuvend kanë njoftuar se janë dakort për të shtyrë afatin e punës së këtij komisioni deri në datën 21 Tetor.
Si duket palët kanë kërkuar kohë për negociatat.