Mbledhja e qeverisë është zhvendosur këtë radhë nga Tirana në Durrës. Mësohet se mbledhja do të mbahet sot edhe nesër në qytetin bregdetar, ndërkohë që janë parashikuar një sërë aktivitetesh.
Në axhendën e qeverisë për këto dy ditë në fokus do të jetë edhe turi i llogaridhënies.
Ndërkohë, përveç faktit se kabineti qeveritar do të mblidhet në Durrës, sot për Partinë Socialiste është festë, pasi është ditëlindja e 27 e kësaj partie.
Po ashtu, sipas BW, në 61 bashkitë e vendit do të ketë festime. Ndërkohë, festimet në PS e Tiranës do të mbahen në orën 19:00.