Edhe në qarkun e Durrësit, numërimet janë drejt fundit. Në këtë qark Partia Socialiste ka fituar me një avantazh të theksuar duke marrë edhe bastione të Partisë Demokratike.
Supriza e qarkut Durrës është Kruja e cila njihet si bastion i PD-së por që këtë herë ka fituar PS me ministren Eglantina Gjermeni.
Në Krujë ka përfunduar numërimi i 17 kutive dhe për herë të parë PS është në avantazh me 261 vota.
Të ndara: PS-3101 vota; PD- 2840 vota; LSI- 443 vota. Në qarkun e Durrësit PS ka marrë 8 deputetë, PD ka marrë 4 dhe LSI 2 deputetë.