Kryesia e Partisë Socialdemokrate (PSD), me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, raporton Ekonomia Online.
Homazhe ka bërë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, nënkryetari, Zgjim Hyseni, zëdhënësja Natya Kuçi dhe sekretari organizativ, Nol Nushi.