Partia Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi, lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
“Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)”, thuhet në njoftim.