Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.
Para objektit të ministrisë, aktivistë të kësaj partie kanë vendosur simbolikisht një shiringë, ku shkruhej dorëheqje, duke bërë thirrje që kreu i këtij institucioni të tërhiqet ngase sipas tyre nuk po mund të sigurohen vaksina anti-Covid.
Anëtari i kryesisë së PSD-së, Nol Nushi, tha se puna e ministrit Arben Vitia është zero, prandaj shtoi se i kanë sjellë dozën e parë të vaksinës së dorëheqjes.
Ai ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani për iftarin e shtruar për BIK-un, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti e kreu i Kuvendit Glauk Konjufca.
“Asnjë vaksinë nuk e ka ble qeveria dhe këto që i kemi na ë rezultat i vullnetit të mirë të organizatave ndërkombëtarë. Ne sot i kemi sjellë ministri Vitia dozën e parë të vaksinës së dorëheqjes pasi që puna e tij në ministri është e barabartë me zero”.
“Tempoja e vaksinimit është e ulët dhe nuk ka mundësi që kjo punë të kryer me 60% deri në fund të vitit edhe të salla 1 Tetori ka pasur keqmenaxhim. Mbrëmë presidentja me kryeparlamentarin dhe Kurtin shtruan iftar për BIK dhe shkelen masat që i kanë vendosur vet”.
Sipas tij, deri tani janë shqiptuar mbi 200 mijë gjoba dhe se kjo parti do të marrë iniciativë për nënshkrimin e një peticioni nga qytetarët për t’i anuluar dënimet, raporton EO.
Tutje Nushi ka shprehur kritika edhe për kontratën me Pfizer që ende nuk dihet se çfarë është bërë.