Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Naser Hafizit zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, nën dyshimet se i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Frashër Krasniqi nga ky subjekt ka thënë se ka afër një javë kur kanë nisur raportimet e para mbi faljen e borgjeve që ministria e Infrastrukturës iu ka bërë prodhuesve të ujit gjegjësisht ambalazhuesve.
Ai ka theksuar se është bërë një javë prej këtyre raportimeve dhe në vend se Prokuroria Speciale me fillu hulumtimet nuk ka pas ndonjë reagim.
“Ka afër një javë kur kanë nisur raportimet e para mbi faljen e borgjeve që Ministria e Infrastrukturës iu ka bërë prodhuesve të ujit gjegjësisht ambalazhuesve janë bërë një javë prej këtyre raportimeve dhe në vend që Prokuroria Speciale me fillu hulumtimet eksoficio nuk ka pas asnjë reagim prej prokurorisë. Kështu që ne sot si PSD dorëzuam në prokurori një kallëzim penal, me ia kujtu kësaj prokurorie se është duke ndodhur një aferë shumë e madhe keqpërdoruese në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu”, tha Krasniqi.
“Siç e keni parë edhe ju fjala është për dhjetëra mijëra euro që i janë fal kompanive ambalazhuesve të ujit në shpërputhje me ligjin në fuqi më saktësisht në udhëzimin administrativ që e përcakton së si duhet t’ju caktohen borgjet këtyre kompanive që nuk e kanë raportu deri tash prej vitit 2006 sa i kanë shfrytëzu resurset natyrore të Kosovës. E reja në këtë rast është që nëse gjatë qeverisjes së kalume nuk janë bërë inspektimet dhe është lejuar me u akumulu borgji dhe është lejuar që këto kompani mos me raportu ujin gjatë periudhës 2022-2023 që në ministri është Liburn Aliu këta kanë marrë vendime false për këto borgje që janë në shpërputhje me ligjin. Vendimi që kompanive të caktuara të cilat janë të afërta me VV-në iu kanë falur deri në 3.5 milionë euro një kompanie dhe kështu janë dhjetëra miliona euro që iu kanë fal këtyre kompanive të gjitha në shpërputhje me ligjin dhe për këtë punë duhet dikush me mbajt përgjegjësi. Përgjegjësia është e qartë duhet me mbajt përgjegjësi dy të akuzuarit të cilët ndaj të cilëve kemi bërë kallëzim penal i cili është njëri Naser Hafizi dhe i dyti Liburn Aliu që është ministri i kësaj ministrie”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar se ka dhjetëra miliona euro që janë falur nga ministria e tij dhe ai, sipas Krasniqit është dashur me ta vërejë që diçka nuk është në rregull. Për këtë arsye, ka thënë ai, kemi bërë kallëzim penal dhe i bëri thirrje prokurorisë speciale që të merret me rastet ku janë të përfshirë ministrat dhe zyrtarët lartë.
“Që një javë raportohet se ka shkelje ligjore dhe falje të miliona eurove borgje dhe Liburn Aliu nuk del me thënë asnjë fjalë me e përgënjeshtru asnjë fjalë del thotë janë shpifje për vendime të cilat janë marrë nga ministria e vetë dhe të cilat i janë dorëzu kabinetit të ministrit të cilat i ka fal Liburn Aliu. Falen miliona euro Liburn Aliu deklaron se nuk din gjë dhe kinse janë shpifje kjo është e paprecedentë jemi duke fol për afera korruptive në të cilat duhet të jetë i përfshirë pa qare edhe ministri Liburn Aliu ngase nuk ka si të mos jetë kur ka dhjetëra miliona euro që janë fal nga ministria e tij po ai hiç kurgjo mos me pas gisht ka mujt me e vërejtë që diçka dhe me i ndal zyrtarët e vetë përkundrazi zyrtarët që ai i ka fuqizu e njëri që është Naser Hafizi janë nënshkrues direkt të faljes së këtyre borgjeve. Për këtë arsye ne kemi bërë kallëzmin penal i bëjmë thirrje prokurorisë speciale në kompetencën direkte me u marr me rastet ku janë të përfshirë ministrat dhe zyrtarët e lartë. I bëjmë thirrje të veprojë sa më shpejt dhe që ta ndalojë këtë krim që është duke ndodh në ministrinë e Liburn Aliut. Nuk mundet me ndodh një krim i përmasave kaq të mëdhaja pa dijen e Liburn Aliut dhe pa dijen e kryeministrit Albin Kurti. Kryeminsitri e din kush është Liburn Aliu e din edhe prej të kaluarës së tij në pozitat e mëhershme e din se kush është sot dhe e din çka është duke bërë sepse jemi duke folur për kompanitë të cilat e kanë mbështet financiarisht VV-në. Nga kjo po del qartë se nuk ka qenë porblem keqqeverisja 20 vjeçare nuk ka qenë problem që qeveritë e 20 vjetëve të kaluara i paskan favorizu bizneset e korporatat e mëdha por paska qenë problem për VV-në që këta nuk e kanë pas kontrollin e këtyre bizneseve dhe korporatave. Sepse sot këta po ua falin borgjet sepse po dojn me i marrë vetë në kontroll këto korporata dhe këto biznese dhe këtë keqpërdorim dhe këtë korrupsion po dojn me e marrë nën kontrollin e tyre”, ka thënë Krasniqi.