PSD-ja me aksion para zyrave të EULEX-it, UÇK-ja nuk mund të gjykohet

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 14:45 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it, raporton Ekonomia Online. Ata në muret e këtij institucioni kanë shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.

Nol Nushi, sekretar i PSD, tha se ky aksion është në kuadër të kundërshtimeve të kësaj gjykate. Ai më tej ka sqaruar se të mërkurën në orën 14:00 përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, kjo gjykatë është jo transparente ngase 85% të seancave janë të mbyllura, madje deri më sot ka shpenzuat 350 milionë euro dhe për pesë vjet do të shpenzohen 1 miliard euro.

“Atje ku zhvillohet një proces i padrejtë nuk guxojmë  të lejojmë qe ky proces i padrejtë të fillojë dhe të normalizohet dhe të duket që është  njëfarë procesi që e kemi hak. Rrjedhimisht UÇK është ndërmarrje  e përbashkët kriminale. Kjo është në kuadër të kundërshtimeve tona të kësaj gjykate, por specifikisht ndaj kundërshtimeve tona ndaj vizitës së zonjës Ekaterina Trendafilova të mërkurën në ora 14:00 në Hotelin Sirius për në emër të transparencës”.

“…po çfarë transparencë është kjo 85% e seancave gjykatës janë seanca të mbyllura, çfarë transparencë është kjo kur tekstet pothuajse janë të redaktuara çfarë transparencë është kjo kur Trendafil Hova vjen por nuk lejon as xhirime as fotografi në takime. Është një marrëdhënie e saj me publikun një padrejtësi e madhe e sheh si drejtësi”, tha ai, raporton EO.

“Gjykata Speciale ka shpenzuar deri sot 350 milionë euro në këtë ritëm të gjykimit minimalisht 5 vjet gjykata ka me i shpenzuar mbi 1 miliard euro të gjitha nivelet e asaj gjykatë prokuroria, Gjykata e Apelit Kushtetuesja brenda saj gjithë janë miq mes vete, pse ata me mundu me bë drejtësi e me kryer këtë proces të shpejtë  ku marrin me mijëra euro paga në kurriz të luftua tonë çlirimtare me këtë thirrje UÇK nuk mund të gjykohet. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën me 29 nëntor në ora 14:00 përballë ‘Siriusit’ të mblidhemi bashkë të i tregojmë Ekaterina Trendafilovës se nuk është i mirëpritur në Kosovë”.

Të ngjashme