Partia Socialdemokrate ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e peticionit për kërkesën e rritjes së pagës minimale.
PSD-ja ka kërkuar ndihmën për t’i bërë Qeverisë presion për rritjen e kësaj page.
“Jemi shumë afër realizimit të kërkesës sonë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat në Kosovë. Por tash na duhet ndihma e secilit prej jush, që t’i bëjmë presion Qeverisë për ta marrë këtë vendim. Ju ftojmë që ta nënshkruani këtë peticion online (ëëë.peticione.com). Dy minuta nga koha juaj, mund të ndikojnë në rritjen e kualitetit të jetës për shumë qytetarë që punojnë në sektorin privat në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.