PSD-ja shpalosë programin “BAZË” në qytetin Vitisë

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate përmes një postimi në facebook kanë bërë të ditur se sot kanë qëndruar në qytetin e Vitisë për të shpalosur programin e ri të kësaj partie para qytetarëve të këtij qyteti.

Kjo parti ka shkruar se mbi 60% e buxhetit të Kosovës mbushet nga qytetarët, nëpërmjet TVSH-së e akcizës, e sipas tyre qytetarët janë lënë anashë.

Postimi i plotë:

Sot vizituam qytetin e Vitisë ku shpalosëm disa nga pjesët e programit BAZË.

Mbi 60% e buxhetit të Kosovës mbushet nga qytetarët, nëpërmjet TVSH-së e akcizës. Ndërkohë, të njëjtit janë lënë në mëshirën e tregut dhe përfundojnë në varfëri në momentin që përballen me një shpenzim të papritur. Bazë është mënyra për të përmbysur këtë rendi shtypës e shfrytëzues.

Nesër takohemi në Ferizaj.

Të ngjashme