Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se nga nesër do t’i ftojnë të gjitha partitë parlamentare dhe ato joparlamentare opozitare për një takim, për të premten që ta kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë.
Molliqaj ka bërë të ditur se në këtë takim do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.
Kreu i PSD-së, po ashtu ka bërë të ditur edhe pikat e rendit të ditës që do të diskutohen në këtë mbledhje.
Postimi i plotë:
Takim opozitar për një kundërpëgjigje të përbashkët
Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.
Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.
Rendi i ditës: Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit.
Të shqetësuar me vendimin e ZRrE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.
Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milion euro dhe poashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin.
Vendi i takimit: Hotel Grand, Ora: 13:00, Dita: 11 shkurt 2022
Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme.