Partia Socialdemokrate (PSD) ka hapur sot zyrat në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari Shpend Ahmeti dhe koordinatori për Mitrovicën Shkumbin Osmanaj shprehën rëndësinë e veçantë për ushtrimin e politikave socialdemokrate, të munguara deri tani, në komunën e ndarë në vija etnike dhe të varfëruar nga privatizimet e deindustrializimi.
Hapja e zyrës në Mitrovicë shënon fillimin e shtrirjes dhe zgjerimit të PSD-së në rajonin e xeheve, mineraleve, sindikalizmit dhe punëtorëve, thuhet në një komunikatë shtypi të PSD-së.
Interesimi i sotëm i qytetarëve për projektin politik të Partisë Socialdemokrate dëshmon jo vetëm nevojën; por edhe vullnetin e tyre për angazhim, organizim dhe mobilizim drejt transformimit të Kosovës në një Republikë zhvillimore, të mirëqenies dhe bashkëjetesës.