PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme, Molliqaj shpall datën e protestës kundër Speciales

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sot në orën 14:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në njoftimin e PSD-së thuhet se kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj do të shpallë datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.

“Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale. Konferenca mbahet në zyrën qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme