Arsyet pse nuk duhet kandiduar Agim Bahtiri per kryetar Komune:
- Komuna e Mitrovices ne baze te raportit te auditorit eshte ne borxhe rreth 1.6 milion euro.
- Skandale ne procesin e perzgjedhjes se mesimedhenesve e pastaj nderrimi i drejtoreve – qe nenkupton keq menagjim nga ana e kryetarit.
- Mitrovica ende mbetet nje nder qytetet me te pasigurta dhe nje nder Komunat me numrin me te madh te krimeve.
- Mitrovica radhitet ne vendet e para si qyteti me numrin me te madh te te papuneve.
- Mos kujdesi per objektet e trashegimise kulturore, pastaj institucionet kulturore kane mbete pa drejtor qe shume vite, dhe po keto institucione jane ne gjendje te tmerrshme.
- Skandalet e punesimeve ne teatrin e qytetit
- Shkeljet ne kontrata e tendere, rreth 8 shkelje vetem ne kontraten per fabriken e reciklimit e qe le me dyshu shume per dallavere.
- Sjellja e kryetarit ne raport me qytetaret dhe asambleistet eshte ofenduese dhe aspak e pergjegjshme.
- Komuna e Mitrovices nuk e ka asnje te punsuar nga komunitetet RAE, pervec asaj kjo Komune e udhehequr nga Agimi njihet edhe per racizem.
- Nje kryetar qe nuk mirret me politika ditore te Komunes, por me politika qe nuk i takojne dhe nuk ka kompetence per t’i ndryshuar ato.
- Nje kryetar qe nuk ka aspak kredibilitet dhe qe ne jemi deshmitar edhe qe ka perdorur gjuhe kercenuese ne publik.
Lista eshte e gjate, por keto jane vetem disa arsye esenciale pse ky njeri nuk do te duhej te kandidohej.
(Autorja është përfaqësuese e shoqërisë civile në Mitrovicë)