Ajo që për shqiptarët është fantazi, për serbët është realitet!
Nuk e kuptoj pse Kryeministri Albin Kurti flet dhe punon kaq hapur kundër shqiptarëve?
Pse i ka plasur perdja?
Pse nuk e menaxhon mllefin ndaj çdo gjēje shqiptare?
Nga i vjen gjithë kjo urrejtje?
Pse sillet si arrivist,
si pushtues?
Pse kjo arrogancë?
Pse nuk e ka kuptuar deri tash se shqiptari t’i duron të gjitha përveç arrogancën nuk ta duron?
I fitoi zgjedhjet si populist, po e mban pushtetin si anti-populist.
Pse ka gënjeyr kaq shumë?
Pse e bën të kundërtën e asaj që ka premtuar?
Pse nuk i vjen turp, pak turp sa pëe sy e faqe!
Çfarë do nga shqiptarët?
Pse nuk i mjafton pushteti?
Pse nuk ngihet me varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve, po gjithmonē i duket se po vuajmë pak, se meritojmë më shumë vuajtje!
Për kë punon ky njeri?
Çka ka? Çka po e mundon!
Absolutisht nuk është e vërtetë, ajo që tha Kryeministri se ‘ne nuk e kemi ditur se sa e kemi paguar rrymën gjatë 4 viteve të fundit, aq e lirë që ka qenë’.
Jemi populli më i varfër në Evropë, me papunësinë më të madhe dhe me pagat më të vogla.
U thonë paga por janë social.
Prandqj, veç një njeri i marrë mund t’ia lejoj vetes t’i thotë pensionerit që i merr 90 euro pension, se kur Ti kur e paguan rrymën 40 euro, nuk e heton.
Veç një psikopat i rrezikshëm i thotë të papunit se kur pret nga familjarët e t’u në diasporë të t’i dërgojnë paret për ta paguar rrymën 50 euro,
Ti nuk e heton, sepse janë pak 50 euro,
anipse ti je i papunë dhe për ty pak është shumë.
A është kaq në delir sa nuk e kupton se për fukaranë pak janë shumë.
Për shqiptarin 1 euro është shumë, 1 euro e heton nëse të humb.
Ne jetojmë me centa, o njeri.
Veç një njeri i lidhur n’hekra, i thotë të punësuarit në ndërtimtari dhe vajzës së vetëshërbimit se Ti i merr 200 Euro pagë, prandaj nuk e heton kur e paguan rrymën 70 Euro.
Veç një njeri që i urren shqiptarët i thotë shërbyesit civil se ti kur e paguan rrymën 100 euro nuk e heton sepse e ke rrogën 400 euro.
Në Kosovë nuk jetohet – mbijetohet.
Veç një Kryeministër serbofil, asnjë herë, me asnjë fjalë nuk i përmend serbët që e shkrijnë borën me rrymë,
por e fajëson popullin shqiptar që ankohen pse ua paguajnë rrymën edhe serbëve.
Nuk e kuptoj pse po e ‘zbulon’ veten dhe anën e tij të errët, pasi që e ka mundësië ta mbajë fshehur neverinë që e ka ndaj shqiptarëve,
përndryshe kësi lloj racizmi dhe urrejtje ndaj shqiptarëve nuk kemi parë.
P.S. Albin Kurti thotë se populli shqiptar fantazojnë dhe e imagjinojnë një botë me rrymë falas
(kjo fantazi e shqiptarëve është realitet për serbët)!
‘Fantazia është shumë më e rëndësishme se dija, sepse dija është e kufizuar’ ~~~Albert Einstein