Pse biznesi juaj online nuk po bën para?

Prishtinë | 22 Kor 2023 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Kur mendoni për mundësinë e fitimit të parave nga një biznes online, ju duhet të emocionoheni. Nga rehatia e shtëpisë tuaj, ju mund të shisni informata digjitale për produktet dhe të krijoni të ardhura pasive, me kuptimin e plotë të fjalës mund të fitoni para duke fjetur. 2.5 miliardë njerëz rreth botës hyjnë në internet çdo ditë dhe ai numër vetëm sa do të rritet përderisa rritet bota, dhe qasja rritet në vende të ndryshme.

Përderisa mundësia për të fituar të ardhura online është e vërtetë, shumica e njerëzve të cilët fillojnë një biznes online dorëzohen para se të arrijnë 1 000 dollarë të ardhura. Ka shumë biznese online dhe ndërmarrës të cilët flasin për të njëjtat gjëra dhe shkojnë pas audiencës të njëjtë. Nëse dëshironi të keni të ardhura të qëndrueshme në biznesin tuaj online, sigurohuni se keni rregulluar këto gjashtë zona.

Faqja juaj e internetit është hutuese

Kur dikush hyn në faqen tuaj, ju keni rreth shtatë deri tridhjetë e shtatë sekonda për t’i bindur ata të qëndrojnë dhe t’a shikojnë atë. Nëse faqja juaj e internetit është hutuese, ata largohen dhe ndoshta përgjithmonë. Një faqe e thjeshtë dhe e pastër pa shumë dokumente është idealja. Duhet të jetë shumë e qartë se çfarë dëshironi që njerëzit të bëjnë kur vizitojnë faqen tuaj të internetit.

Faqja juaj e internetit largon njerëzit

Më shumë se gjithçka, njerëzit po kërkojnë lidhje të vërteta. Njëri prej vendeve më të mira për të krijuar atë lidhje është në faqen tuaj. Kur shkruani për faqen tuaj në vetën e tretë, dhe tregoni arritjet e juaja, ju humbisni shansën për të krijuar atë lidhje. Shumica e njerëzve e dinë se ju keni shkruar për faqen dhe do të mendojnë se po vendosni veten në piedestal. Shkruani për faqen tuaj në vetën e parë dhe tregoni historinë e biznesit tuaj, ju do të krijoni një lidhje e cila do të shndërrohet në biznes më vonë.

Ju nuk keni ndërtuar listën tuaj të emaileve

Në ditët e sotme, ndërtimi i një ndjekje të madhe në mediet sociale dhe marketingu në ato media janë prioritete. Përderisa media sociale luan rol të madh në marketing dhe në biznes sot, nuk është mënyra më e mirë për të ndërtuar audiencën tuaj online. Kur mbështeteni në media sociale, ju dëshpëroheni kur platformat e medias sociale vendosë të bëjë ndryshime. Kur dikush është pjesë e listës tuaj të e-mailit, ju keni mundësi më intime dhe më të kontrollueshme për të folur me ta. Arritja përmes e-maileve është më e lartë se në media sociale.

Ju nuk po ndërtoni në mënyrë aktive audiencën

Jeta e çdo biznesi është biznesi i ri, funksionon në të njëjtën mënyrë online. Ju duhet që në mënyrë aktive të ndërtoni audiencën tuaj përmes metodave si intervistave në emisione, duke shkruajtur për botime të mëdha të medias, duke u ekspozuar në YouTube, dhe shumë metoda tjera. Këto janë mundësi të mira për dikë të ndërtojë një audiencë dhe për t’a bërë atë më shpejtë.

Ju nuk po shisni mjaftueshëm

Shitjet nuk duken natyrale nganjëherë, por është e nevojshme dhe veçanërisht me bizneset online. Arsyeja se pse shumë biznese online nuk bëjnë para është sepse ndërmarrësit nuk shesin mjaftueshëm. Mbani në mend se dikush do të shikojë se çfarë ofroni shumë herë para se të vendosë. Përderisa ju ndjeheni se jeni gjithmonë duke shitur, realiteti është se ju nuk e dini se kush ka parë çfarë.

Ju nuk keni rrjedha të shumta të të ardhurave

Mbështetja në ndonjë gjë për të ardhurat tuaja është e rrezikshme. Mënyra më e zakonshme që ndërmarrësit e bizneseve online të bëjnë para është përmes shërbimeve si trajnimi. Ana pasive e një biznesi online është një mister për shumë njerëz. Kur klientët e trajnimit ndalojnë së ardhuri, biznesi juaj mund të dështojë. Posedimi i rrjedhave të shumta të të ardhurave ju ndihmon të keni stabilitet dhe paqe të mendjes. Shumëfishoni mënyrën se si fitoni para online sa më shumë që të jetë e mundur dhe rrisni çdo pjesë.

Fitimi i parave online nuk ka pse të jetë i rrallë. Ju mund të filloni dhe të rrisni një biznes online fitimprurës . Biznesi online është i mrekullueshëm sepse ju jep mundësinë të jetoni lirshëm. Unë po shkruaj këtë artikull nga një kafe në Medellin, Kolumbi. Muajin e ardhshëm do të jem në Gjermani dhe gjatë tërë kohës biznesi im online do të prodhojë të ardhura për mua. Ky mund të jetë realitet edhe për ju nëse ndërtoni biznesin tuaj duke shmangur këto gjashtë gabime.

Të ngjashme