Pse disa këngë të caktuara na ngelen në kokë?

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 05:32 | Nga Ekonomia Online

Ne ekspozohemi ndaj tingujve muzikorë shpesh gjatë ditës, qofte nëse jemi duke dëgjuar radion, jemi në ndonjë market apo edhe thjesht jemi duke ecur rrugëve.

E shpesh ndodhë që një këngë të na ngelet në kokë. Papritmas rikthehet në mendjet tona pa paralajmërim apo pa ndonjë nxitës dhe nuk mund të ndalemi së kënduari atë këngë.

Ky fenomen njihet si imazh i pavullnetshëm muzikor (INMI) dhe është eksperiencë e zakonshme, megjithatë tek personat që kanë tipare të personalitetit si neuroticizmi shfaqet më shpesh, transmeton Klan Kosova.

Një studim i realizuar së fundmi ka ofruar disa informacione për lidhjet e neuroneve me fenomenin. Të gjeturat kane treguar se INMI lidhet me trashësinë e regjioneve të trurit që lidhen me imazhet muzikore, apo aftësisë për të imagjinuar tingujt që mungojnë.

Shpeshtësia e këtyre imazheve të pavullnetshme muzikore gjithashtu lidhet me emocionet dhe memorien.

Rreth 40% të mendimeve tona të përditshme nuk kane kontroll të vullnetshëm dhe INMI është një ndër to.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme