Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë një gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë. Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është mjaft e rëndësishme.
Më poshtë janë renditur tri arsye kryesore të cilat tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.
Ndihmon në qetësim
Nga pothuaj të gjitha studimet e kryera në këtë drejtim, ka rezultuar që çaji jeshil ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja mjaft të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë natën dhe për të qenë më energjike në mëngjes.
Përmirëson metabolizmin
Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në metabolizmin e trupit. Një sistem metabolik i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë fizike dhe lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt dhe regjimi jo i plotë mund të ndikojë në shtimin në peshë, sepse ngadalëson metabolizmin, shkruan EO. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.
Pastron toksinat e trupit
Gjatë ditës, trupi grumbullon mjaft toksina, të cilat bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.