Pse duhet të prisni një vit për shtatzëninë e radhës?

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Nënat duhet të presin të paktën një vit në mes të shtatzënive, në mënyrë që të ulin rrezikun për përkeqësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, ka treguar një studim i ri.

Megjithatë sipas hulumtuesve nuk ka nevojë të presin deri në 18 muaj, siç thuhet në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Hapësira të vogla kohore në mes të shtatzënive rritë rrezikun për lindje të parakohshme, foshnja më të vogla dhe vdekshmërinë të nënave dhe foshnjave.

Autorja e studimit Wendy Norman ka thënë se pritja njëvjeçare në mes shtatzënive është një gjë që mund të bëhet lehtësisht dhe se ja vlen, ngase ulë rrezikun për komplikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme