Finlanda është shtet me temperatura të ftohta, por gjithashtu është mikpritës në çdo kuptim të kësaj fjale.
Në Finlandë, komoditeti dhe stabiliteti janë gjëra që vlerësohen mbi gjitha tjerat.
Çdo vend i Finlandës ka peizazhe të bukura, qytete të bukura e të pastra, dhe dashamirësi të madhe!
Çdo njeri do të zbulojë diçka të veçantë në Finlandë. Atyre që u pëlqen komforti do ta shijojnë saunën finlandeze, ndërsa ata që pëlqejnë gjëra më me adrenalinë, mund të skijojnë në vende të ndryshme.
Ju mund të shpenzoni orë të tëra duke i eksploruar rrugët e vogla e të lezetshme të Helsinkit apo ta vizitoni Porvoon e mahnitshëm.
Ndërsa ata të cilët besojnë në magji, padyshim se duhet ta vizitojnë fshatin e Babadimrit (Joulupukki).
Finlanda është vend i cili patjetër duhet të vizitohet, sepse me një pamje piktoreske është vend i përsosur për gjithsecilin që ende beson në përralla! Posa ta vizitoni një herë, është e garantuar se do të dëshironi që prapë të riktheheni atje.