Adidas ka hapur dyqanin e saj të ri në New York City, vetëm disa blloqe larg nga Times Square në Ave 5.
“Anija globale” është katër kate me rreth 45.000 metër katror. Kjo e bën atë dyqanin më të madh sportiv të gjigandit gjerman në botë dhe shënon rritje për fokusin e markës në tregun e SHBA-së.
“Ne kemi kërkuar që të përqendrohemi në ngritjen e markës në qytetet kryesore dhe New York City është një vend ideal për të filluar, sepse është një kryqëzim i sportit dhe modës”, tha Claire Midwood, zëvendëse presidente e koncepteve të konsumatorit.
Dyqani përmban një dizajn që kompania e quan “koncepti i stadiumit të shitjes me pakicë” që merr frymëzim nga stadiumet sportive të shkollave të mesme të SHBA-së. Për këtë arsye, dyqani imiton në hyrje tunelet në të cilët futen atletët për të shkuar në fushë dhe në mes të nivelit të parë dhe të dytë, sipas stilit të stadiumeve të shkollave janë ngritur shkallë me pamje nga Ave 5 dhe blerësit mund të shikojnë ose rrugën ose lojërat live në TV.
Karakteristika të tjera në dyqan përfshijnë një tezgë ku shiten lëngje dhe ushqime, një zonë konsultimi palestre personale dhe një zonë për këpucë dhe veshje. Dyqani ka “dhoma dollap me çelës” ku mund të provohen produktet dhe ambiente të quajtura “Turf” dhe “Track” për të provuar produktin para blerjes.
Të gjitha produktet e Adidas kanë vendin e tyre në dyqan, duke përfshirë edhe origjinalet si Stan Smith, atletet Superstar dhe produktet e reja të Ultra-Boost, si dhe bashkëpunime të reja me Stella McCartney për Adidas dhe një partneritet të kufizuar me prodhues sportivë kanadez si Reigning Champ.
Në nëntor, shefi i Nike gjithashtu hapi një dyqan të madh në lagjen Soho të New York-ut, me një fokus në teknologjinë dhe me provë para blerjes. Gjigantët sportive, me sa duket, kanë zgjedhur NYC si vend për luftë.
Na ngelet të shohim vetëm se kush do e fitojë këtë luftë.