Pse është kaq e lehtë të marrim vendime për të tjerët, ndërsa jemi kaq shumë të ezauruar nga nervat kur përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mira të veten? Duket kontradiktore që jemi në gjendje t’u japim të tjerëve këshilla të mira, por vazhdimisht marrim vendime të këqija për veten.
Ne përfundimisht nuk kishim nevojë për këto biskota nga supermarketi, për këto palë xhinse, dhe as nuk kemi diskutuar me njerëzit rreth nesh. Po pse ndodh kështu? Gjithçka shpjegohet shumë thjesht. Kjo ka shumë të bëjë me nivelet tona të energjisë, konkretisht të niveleve të glukozës në trupin tonë në kohën e marrjes së vendimit. Ato rriten dhe bien natyrshëm ndërsa konsumojmë ushqime, dhe kjo ka një efekt mbi çdo gjë që kërkon një mendim apo vendim.
Pra, është në fakt e vërtetë që mund të jeni mjaftueshëm të uritur për t’u ‘zemëruar’, dhe kjo mund t’iu detyrojë të bëni një zgjedhje të keqe. Ky fenomen është etiketuar “lodhja nga vendimi”, dhe kjo është arsyeja kryesore pse këshillimi i të tjerëve është shumë më i lehtë se sa ndjekja e vetë këshillave tona.
Kur ne marrim rolin e këshilltarit, nuk vuajmë më nga “lodhja nga vendimi”. Në vend të kësaj, është thuajse çliruese të bësh zgjedhjen e dikujt tjetër në vend të tij, dhe ne e cilësojmë këtë mjaft të këndshme. Gjithësesi, nëse jeni një person që kujdeset shumë për veten dhe është tepër i ndjeshëm ndaj të tjerëve, atëherë mund të vuani nga “lodhja nga vendimi”. Kjo mund të rezultojë në këshilla të këqija, pasi njerëzit e ndjeshëm angazhohen më shumë mendërisht për të rekomanduar atë që do të ishte zgjidhja më e mirë.
Pra nga kush duhet të kërkojmë këshilla?
Personi më i mirë për t’i kërkuar këshilla është dikush me një nivel të ulët ndjeshmërie. Duhet të jetë dikush që e vlerëson mjaft lart mendimin e vet, pasi sheh interesat vetjake para atyre të njerëzve të tjerë.
Kërkimi i këshillave nga një tip i tillë do t’iu vërë ju në plan të parë në procesin e vendim-marrjes, do t’iu garamtojë këshilla shumë më të mira, të cilat do t’iu ofrojnë rezultatin më të mirë. Pra kur doni të merrni vendime dhe s’jeni të sigurtë kujt t’i drejtoheni, përpiquni të gjeni dikë që do të vendosë ju dhe interesat tuaja në plan të parë, në vend se të fokusohet në tabllonë e madhe dhe emocionet e të gjithëve. Kur përpiqeni të merrni vendime për veten, mos e bëni kurrë kur jeni të lodhur. Gjithashtu, përpiquni të mos bëni pazar kur jeni të uritur, pasi do të përfundoni në blerjen e shumë gjërave për të cilat s’keni nevojë.