Së fundmi Apple e kanë prezantuar orën e re të mençur, për të cilën kompania ka thënë se radhitet e dyta në rangun botëror, menjëherë pas Rolex.
Apple këtë e ka cilësuar si arritje të madhe – dhe kjo me të vërtetë se është arritje e madhe. Por, shumica kanë pritur se kompania do ta zë vendin e parë dhe do t’i mposhtë të gjithë konkurrentët e orëve luksoze.
Pra, si ia bën Rolex ta mbajë një kompani si Apple larg pozitës së parë në këtë garë?
“Rolex është mbreti i orëve në botë. Në termat e prodhimit masiv të orëve luksoze, e vetmja kompani që i afrohet është Omega”, kishte thënë Ben Clymer, redaktor në Hodinkee.
Rolex është Rolex për një arsye. Kjo arsye mund të jetë statusi dhe reputacioni të cilat brendi i ka kultivuar përgjatë 100 viteve ekzistencë. Kulti i personalitetit të Rolexit nuk është ndonjë aksident.
Për ta betonuar statusin dhe reputacionin e vet, Rolex asnjëherë nuk kishte reshtur së shpikuri. Ata kishin zbuluar të parët mbrojtësin e papërshkrueshëm nga uji, orën e parë vetëkurdisje, orën e parë që ka treguar datën etj. Pra, përmes shpikjeve të veta, Rolex e ka krijuar një reputacion të besueshëm.
Kjo mund të jetë ndër arsyet se përse për Apple mund të jetë thuajse e pamundur ta mposhtë gjigantin e orëve Rolex.