Femrat kanë dy herë më shumë nevojë për gjumë në krahasim me burrat. Shumë studiues, përfshirë edhe studimin e fundit të “Duke University”, kanë testuar nevojën e gjumit te gratë, të cilat zgjohen pothuajse çdo mëngjes me nerva.
E dini pse? Për shkak se mungesa e gjumit te femrat rezulton me shqetësime mendore dhe pasoja fizike më të rënda se sa te meshkujt.
Këto studime kanë sjellë disa pikëpamje të reja edhe nga ana shëndetësore për zgjidhjen e këtij problemi. Eksperti Michael Breus ka vlerësuar nevojat natyrale te gratë për të fjetur, duke analizuar aftësinë e tyre për të trajtuar lodhjen.
Michael analizoi edhe kontradiktën midis dy gjinive. “Femrat përjetojnë zakonisht probleme depresioni, zemërim dhe armiqësi në mëngjes”. Sipas studiuesve, dallimi kryesor është stabiliteti mendor.
Gratë përdorin mendjen e tyre më shumë në krahasim me gjininë e kundërt, e cila çon edhe në përdorimin më të madh të energjisë mendore.
Nëse burrat do të përdornin mendjen e tyre dhe energjinë mendore më shumë, edhe ata në të njëjtën mënyrë do të donin më shumë kohë për të fjetur. Për shembull, në qoftë se një njeri ka një profesion të vështirë, apo një punë të komplikuar, që e detyron atë të marrë vendime serioze dhe të përgjegjshme, me siguri që i duhet më shumë gjumë se sa koha normale e personave të tjerë.
Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se modelet e papërshtatshme të gjumit, rrisin rrezikun e sëmundjeve koronare, goditjeve në zemër, probleme psikiatrike.
Çdo person i rritur ka nevojë për 7-9 orë gjumë cilësor çdo natë.