Fotografitë e vrasësit të 49 personave në dy xhamitë e Christchurch janë turbulluar pasi gjykatësi ka urdhëruar që të mos shihet fytyra e tij.
Brendton Harrison Tarrant, 28-vjeçar, është paraqitur në gjykatë ndërsa pamjet e fytyrës së tij janë turbulluar me qëllim që ndaj tij të zhvillohet një gjykim i drejtë, transmeton Koha.net.
Gjykatësi Paul Kellar lejoi gazetarët që të përdornin kamerat dhe të bënin xhirime, por urdhëroi që të ndalohet pamja e fytyrës.