Kur jeni të nxehur është e lehtë të hani më shumë në tavolinë dhe papritur të lindë dëshira të hash ëmbëlsira apo ushqime të kripura të paketuara.
Por cila është arsyeja? Ushqimi të qetëson, sepse që fëmijë jemi mësuar ta shohim si një farë rikompensimi dhe ngushëllimi.
Edhe kur rritemi ky mekanizëm përsëritet dhe ja që ushqimi bëhet një ilaç për të dominuar tensionin dhe qetësuar emocionet.Por rreziku është se mund ta ekzagjerojmë me racionet e për pasojë të marrim kg më shumë.
Ka disa këshilla që duhen për të mposhtur urinë e zemërimit dhe të mos shëndoshemi.
Një shëtitje në ajër të pastër të jep vitaminë D, vitamina që trupi e sintetizon falë ndihmës së rrezeve të diellit, që ndikojnë pozitivisht në humor dhe në oreks.
Konsumoni më shumë ushqime me triptofan i cili stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, që ndikon drejt për drejtë në humor dhe ju ndihmon të ndjeheni më të qetë. Atë e gjejmë tek bishtajoret, farat, frutat e thata, çokollata fondente, banania dhe mishi i bardhë.
Bëni më shumë aktivitet fizik, shkarkon tensionin dhe stresin duke favorizuar prodhimin e endorfinës, që njihet ndryshe si hormon i lumturisë.
Ushqimet e pasura me fibra të japin mundësinë të mbash të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe në sasi të mëdha i gjeni tek perimet dhe frutat e stinës, drithërat integrale. Kështu shmangni dëshirën për ëmbëlsira.