Pse hanë bukë gjysmë ore para fëmijëve: Lexoni 6 fakte për japonezët

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Japonia është ndër vendet më të zhvilluara të botës. Ajo zë vendin e parë në Azi dhe të dytin në botë pas SHBA-së. Këtë shtet e karakterizojnë shumë gjëra të pazakonta, për shembull prindërit japonezë hanë bukë gjysmë ore para fëmijëve të tyre, dhe e gjithë kjo për t’u siguruar se ushqimi është në rregull dhe nuk do t’i helmojë ata.

Nga grupi i gjakut te trenat më të shpejtë në botë, ja gjashtë fakte që s’i keni ditur për Japoninë:

1. Në Japoni, përkatësia e grupit të gjakut ka një rëndësi themelore në shoqëri.

Edhe pse e pambështetur shkencërisht, ajo shihet si një vlerë, por edhe e kundërta, si në zgjedhjen e kandidaturave për punë të caktuara, ashtu edhe në martesa. Ata të grupeve AB dhe B, vlerësohen si me cilësi negative.

2. Analfabetizmi thuajse nuk ekziston

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, indeksi i analfabetizmit për moshat mbi 15 vjeç është thuajse 0. 99.8% e tyre janë në gjendje të shkruajnë dhe të lexojnë.

3. Ka trenat më të precizë në botë

Këtë ndoshta e dinit, por ajo që është befasuese është fakti se indeksi i vonesave përgjatë një viti llogaritet me sekonda, por edhe këto të arsyetuara me ngjarje objektive si p.sh koha e keqe.

4. Ishte i ndaluar konsumi i mishit

Në vitin 675, perandori Tenmu ndoshta i inspiruar nga budistët, vendosi dënimin me vdekje për ata që hanin mish. Ndalimi vlente nga muaji prill deri në shtator, por edhe në muajt e tjerë konsumimi i mishit ishte pak i përhapur. Mishi u lejua me ligj pas vitit 1872.

5. Tronditet nga 1500 tërmete në vit

Japonia ka 6.852 ishuj ku ndodhin 90% e tërmeteve të gjithë botës. Disa janë shumë të vegjël, thuajse të pandjeshëm, por në total bien 1.500 në vit.

6. Në Japoni ka më shumë kafshë shtëpiake sesa fëmijë

Në vitin 2014, numri i qenve dhe maceve të regjistruar në Japoni ishte 21,3 milionë; fëmijët në moshën 15-vjeçare ishte 16,5 milioni. Brenda viti 2060, popullsia japoneze është e destinuar të zvogëlohet në 30%, do arrijë në 87 milionë persona (nga 127 milionë). Kjo është arsyeja pse japonezët janë një popull jetëgjatë dhe që po përgatit robotë për t’iu shërbyer të moshuarve.




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme