Zhvillimet e zbulimeve të reja mbi mplakjen qelizore mund të shpjegojnë lidhjen e faktorëve të riskut me zhvillimin e tumoreve. Kanceri i gjirit edhe pse është një sëmundje shumë komplekse dhe sa kemi filluar të zbulojmë misteret e tij, prek më shumë femrat perëndimore. Në vitin 2013 një ekip shkencor i Universitetit të Kalifornisë publikoi në revistën “Genome Biology ” një studim që përcaktonte moshën e organeve, indeve dhe qelizave njerëzore.
Kemi parasysh se flasim për moshë në kuptimin kronologjik dhe vite jetë në kuptimin biologjik. Avancimet e fundit shkencore treguan se kur qelizat tona mplaken prodhohet një shkëmbim kimik në materialin genetik që konsiston në shtimin e grupeve metilike në ADN-ë që provokon një shkëmbim për hir të mirëfunksionimit.
Ky metilim i ADN-së ka treguar se është një markues shumë besnik që na paralajmëron për mplakjen qelizore. Duke përdorur këtë indikator si bazë për zhvillimin e asaj që shkencëtarët e quajnë “ora epigenetike” arritën të krahasonin mplakjen në kohë, të pjesëve të ndryshme të trupit si truri, zemrën, mushkëritë, mëlçinë, veshkën, indin kartilaginoz etj.
U vu re se mosha biologjike e pjesës më të madhe të këtyre organeve përkonte me moshën kronologjike, por disa ndryshonin dukshëm. Këtu qëndron edhe thelbi, rezultatet treguan se indi mamar (gjiri) tek gratë mplaket shumë më shpejt se indet e tjerë. Indi mamar ka një moshë 2-3 vjet më të mplakur se ajo e indeve të organizmit të një gruaje”, – shpjegon Steve Horvath, udhëheqësi i këtij studimi.
“Tek gratë me kancer gjiri, indi i shëndetshëm i lokalizuar përreth tumorit ka një moshë mesatare prej 12 vitesh më të mplakur se pjesa tjetër e organizmit. Duke patur parasysh që vetë indi tu-moral ka një moshë mesatare prej 36 vitesh më shumë se indi i shëndetshëm, kjo e dhënë përbën një faktor risku për lloje të ndryshme kanceri tek të dy sekset”. Ky zbulim i hap udhë zhvillimit të metodave më efikase në parandalimin, diagnostikimin, dhe trajtimin e tij.