Pse janë “bllokuar” njohjet e reja për Kosovën?

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Njohjet e reja dhe procesi integrues i Kosovës mbeten sfide ende edhe pas 15 viteve të shpalles së pavarësisë. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë përmendur disa arsye, pse sipas tyre, Kosova nuk ka shënuar progres në këto dy procese. Sidoqoftë, nga partia në pushtet kanë thënë se pesë shtet mosnjohjes të Bashkimit Evropian mbesin në fokus të interesit të Kosovës.

Asnjë njohje të re, e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare është bilanci negativ i Kosovës, viteve të fundit.

Megjithëse, vendi shënoi 15 vjetorin e shtetësisë, procesi integrues nuk ka shënuar ndonjë progres, përveç përpjekjeve përmes aplikimeve për në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë përmendur disa arsye pse sipas tyre, këto dy procese nuk kanë shënuar rezultate viteve të fundit.

Deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se pandemia, kriza energjetike, inflacione, si dhe procesi i dialogut ka ndikuar që të mos ketë njohje të reja për Kosovën.

Ajo ka thënë se Serbia po e vazhdon fushatën për çnjohje, por sipas saj, institucionet e Kosovës po bëjnë punën e tyre që këto qëllime të mos arrihen.

Deputetja e partisë në pushtet ka thënë se pesë shtet mosnjohjes të Bashkimit Evropian mbesin në fokus të interesit të Kosovës.

Për ngecjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe mossigurimin e njohjeve të reja, kanë folur edhe njohës të çështjeve politike.

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mosnjohja e Kosovës është çështje që i intereson më shume Serbisë, e jo shteteve të tjera.

Njohja e fundit që ka pasur Kosova, është ajo e para dy vjetëve nga Izraeli, e cila ishte mundësuar pas marrëveshjes që Kosova dhe Serbia kishin arritur në Uashington, më 4 shtator të vitit 2020.

Të ngjashme