Pse ka kaq shumë miza nëpër shtëpi këtë verë?

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Pse ka kaq shumë miza nëpër shtëpi këtë verë?

Bzzzzzz… Nëse po dëgjoni më shumë miza se zakonisht këtë verë, nuk jeni vetëm. Temperaturat e larta po krijojnë kushte ideale për shtimin e tyre, ndërsa dritaret dhe dyert e hapura u japin mundësi të futen lehtësisht në shtëpi.

Ekspertët shpjegojnë se mizat janë insekte gjakftohta dhe aktiviteti i tyre rritet ndjeshëm në mot të nxehtë. Ato ushqehen, çiftëzohen dhe shumohen më shpejt, ndërsa frutat e pjekura, mbeturinat, koshat e ushqimit dhe enët e kafshëve shtëpiake janë vende ideale për to, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Si t’i mbani larg?

Mbani koshat e mbeturinave të pastër dhe të mbyllur.

Mos lini fruta të pjekura jashtë për shumë gjatë.

Pastroni rregullisht lavamanët dhe mbetjet ushqimore.

Mbyllni hapësirat rreth dritareve dhe dyerve.

Mund të përdorni lëkurë agrumesh ose vaj menteje pranë dritareve dhe hyrjeve si mënyrë natyrale për t’i larguar.

Ekspertët theksojnë se prania e mizave nuk do të thotë domosdoshmërisht se shtëpia është e papastër, në mot të nxehtë, ato thjesht bëhen shumë më aktive.

Të ngjashme