Pse jemi kaq të heshtur? Nevojitet më shumë disukutim dhe debat rreth statutit të Asociacionit. Tashmë pasiqë kemi jozyrtarisht publik draftin e që nuk është mohuar nga askush deri më tani, është koha të kemi diskutime publike më përmbajtësore. Pse nuk po diskutohet? Cilat janë vërejtjet dhe kundërshtimet e shumta që janë bërë me vite?
Ku janë ata që ishin dramatikisht kundër, cilat ishin shqetësimet e tyre? Nuk po lexoj e nuk po shoh asnjë shqetësim substancional, deri më tani… Për cka kemi refuzuar, le të na tregojë kushdo, tani është koha e debatit dhe kontributeve.
Pyetja më thelbësore është pse i kemi humbur 10 vite deri më tani? Agjenda e dialogut dhe veriut e ka ngulfatur Kosovën së paku qe 10 vite. Mirëqenia e qytetarëve, përmarimet në ekonomi dhe reformat substanciale nuk janë adresuar shkaku i “problematikës” së Asociacionit. Ku është problemi, tani pasiqë shihet bardh dhe zi përmbajtja e tij?
Kur e lexova, kisha përshtypje pozitive rreth statutit. Shumica absolute ishte në harmoni dhe ne kornizë të Kushtetutës së Kosovës. Ishin Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Ligji i punës që ishte vazhdimisht prezent.
Strukturat paralele (arsim dhe shëndetësi) të financuara dhe menaxhuara nga Serbia tani bëhen pjesë e Kosovës. Institucionet qendrore kanë më shumë kontrollë në to. Asociacioni më shumë i ngjanë Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku kërkohet bashkëpunim në fushat ku kanë kompetenca komunat.
Nuk ka kompetenca që ndërlidhen me sovranitet. Nuk ka provizione për siguri e mbrotje, as taksa nuk mbledhen. Vetëm neni rreth Komisionit të Arbitrazhit ishte i çuditshëm dhe duhet të adresohet, për shkak se ishte mbase provizioni i vetëm që kishte arritur t’i ikë kornizës ligjore dhe institucionale të Republikës së Kosovës.