Edhe dy vendvotime kanë mbetur për t’u numëruar deri në rezultatet finale të zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Kosovë. Janë edhe më shumë se 1 mijë e 640 vota të rregullta të cilat priten t’i nënshtrohen procesit të votimit. Një në Mitrovicën e Jugut e cila i ka 326 vota, si dhe dy në […]
Pse nuk po publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve?

Edhe dy vendvotime kanë mbetur për t’u numëruar deri në rezultatet finale të zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Kosovë.
Janë edhe më shumë se 1 mijë e 640 vota të rregullta të cilat priten t’i nënshtrohen procesit të votimit.
Një në Mitrovicën e Jugut e cila i ka 326 vota, si dhe dy në qytetin e Prizrenit, në vendvotimet 2063A/01D me 426 vota si dhe në vendvotimin 2042A/28R me 893 vota.
Gazeta Express, ka kontaktuar me zyrtarë të KQZ-së, lidhur me këtë çështje, mirëpo sipas tyre, është Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ajo e cila do të jap detaje më shumë lidhur me këto vendvotime.

E ndërkohë në ueb faqen e KQZ-së tashmë janë të përfunduara, 99.88 për qind të votave.
Më pak se një për qind të votave të pa numëruara që të rrumbullakohet procesi dhe rezultati përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor. Megjithatë, shpallja e rezultatit, pritet të marrë edhe tri javë kohë, për shkak të procedurave të ankimimit.
Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind të votave











