Pse optimistët kanë shëndet më të mirë?

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit optimistë është dëshmuar të kenë shëndet më të mirë. Qëndrimi në jetë do të thotë shumë, prandaj nëse nuk dëshironi sëmundje dhe probleme shëndetësore, mësoni ta shikoni jetën ndryshe. Dëshmitë që ju sjellim mund të jenë motivim i shkëlqyeshëm.

Disa njerëz lindin si optimistë, respektivisht disa njerëz kanë fatin të rriten në familjet e lumtura në të cilat jeta shikohet nga ana pozitive. Por, ka edhe prej atyre të cilët nuk janë rritur në familjet e tilla, por kjo nuk do të thotë që kanë ngecur përgjithmonë. Përkundrazi, tashmë disa herë është vërtetuar që optimizmi mund të ushtrohet. Pse është i rëndësishëm optimizmi? Sepse është parakusht për jetë kualitative dhe të shëndetshme. Çdo ditë gjithnjë e më shumë hulumtime tregojnë se sa i rëndësishëm është për shëndetin e mirë. Disa madje guxojnë të thonë që shikimi pozitiv për jetën është parakushti kryesor për shëndet, transmeton Koha.net.

Shëndet më i mirë fizik

Njerëzit optimistë kanë shëndet më të mirë. Këtë gjë e ka dëshmuar edhe hulumtimi i Harvardit në të cilin kanë marrë pjesë 99 studentë në të njëzetat e hershme. Pas shumë viteve të monitorimit, është vënë re që optimistët ishin dukshëm më të shëndetshëm kur kanë hyrë në vitet 40 dhe 50 të jetës. Pesimistët shumë herët kanë filluar të kenë probleme me zemër, infeksione dhe sëmundje të tjera të ndryshme.

Shëndeti emotiv

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë të sëmurët klinikisht depresivë ka treguar që mënyra pozitive e të menduarit ndihmon më shumë se ilaçet. Megjithatë, në vend të ilaçeve, me pacientët është përdorur terapia kognitive, synimi i së cilës është të ndryshohet mënyra e të menduarit tek personi i caktuar. Kjo është njëfarë lloj stërvitjeje e optimizmit, e cila në mënyrë të dëshmuar jep rezultate të shkëlqyeshme. Prandaj, optimizmi është i fuqishëm edhe në luftë kundër sëmundjeve serioze si depresioni, transmeton Koha.net.

Më pak stres

Njerëzit optimistë më mirë përballen me stresin sesa personat realistë dhe pesimistë. Më saktë, stresi ndikon më pak te ta, dhe kjo është gjë e madhe kur kihet parasysh që stresi është shkaktar i shumë sëmundjeve të rrezikshme. Pavarësisht rrethanave të pafavorshme dhe stresuese, optimistët arrijnë të shikojnë gjërat pozitivisht, të ndërmarrin iniciativa dhe të presin ardhmëri më të mirë. Ky është qëndrim i cili refuzon sëmundjen.

Jetëgjatësia

Është dëshmuar që optimistët jetojnë më gjatë. Në hulumtimin retrospektiv brenda të cilit janë studiuar jetët e lojtarëve të njohur të bejsbollit të cilët ishin aktivë nga vitit 1900 deri në vitin 1950 është vënë re që lojtarët optimistë kanë jetuar në mënyrë të konsiderueshme më gjatë. Po ashtu, një hulumtim ka treguar që karcinomave të rrezikshme më shpesh u mbijetojnë pacientët pozitivë dhe pas sëmundjes kanë jetuar edhe shumë vite.

Forma e mirë trupore

Njerëzit optimist janë më të prirë ndaj ushtrimeve se pesimistët, ka treguar një hulumtim kanadez i kryer para dhjetë vitesh. Kjo është edhe një nga arsyet pse njerëzit optimistë janë më të shëndetshëm. Lëvizin më shumë, pëlqejnë të ushtrojnë, e shohin këtë gjë si aktivitet kualitativ, dhe jo si obligim të lodhshëm dhe janë të vetëdijshëm që me aktivitete të tilla i bëjnë mirë vetes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme