Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se pacientët që vizitojnë vazhdimisht mjekun e njëjtë kanë nivele më të ulëta të vdekjeve.
Përfitimet nga vizitat tek mjeku dhe specialistët e njëjtë janë parë në kultura të ndryshme dhe sisteme të ndryshme shëndetësore.
Hulumtuesit e Universitetit Exter kanë thënë se aspekti human i aplikimit të mjekësisë është potencialisht “shpëtues i jetës” mirëpo është neglizhuar.
Megjithatë për shkak të punës intensive, kjo nënkupton se pacientët duhet të presin më gjatë për të takuar mjekët e tyre.
Vazhdueshmëria e kujdesit mjekësor njihet në veçanti për përfitimet tek pacientët me sëmundje kronike, çrregullime mentale afatgjate dhe nevoja komplekse.