Ekonomia Online
FUNDIT

Pse preferohet të vizitoni mjekun e njëjtë?

Pse preferohet të vizitoni mjekun e njëjtë?

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se pacientët që vizitojnë vazhdimisht mjekun e njëjtë kanë nivele më të ulëta të vdekjeve. Përfitimet nga vizitat tek mjeku dhe specialistët e njëjtë janë parë në kultura të ndryshme dhe sisteme të ndryshme shëndetësore. Hulumtuesit e Universitetit Exter kanë thënë se aspekti human i aplikimit të […]

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se pacientët që vizitojnë vazhdimisht mjekun e njëjtë kanë nivele më të ulëta të vdekjeve.

Përfitimet nga vizitat tek mjeku dhe specialistët e njëjtë janë parë në kultura të ndryshme dhe sisteme të ndryshme shëndetësore.

Hulumtuesit e Universitetit Exter kanë thënë se aspekti human i aplikimit të mjekësisë është potencialisht “shpëtues i jetës” mirëpo është neglizhuar.

Megjithatë për shkak të punës intensive, kjo nënkupton se pacientët duhet të presin më gjatë për të takuar mjekët e tyre.

Vazhdueshmëria e kujdesit mjekësor njihet në veçanti për përfitimet tek pacientët me sëmundje kronike, çrregullime mentale afatgjate dhe nevoja komplekse.

Të ngjashme